BASKETBOLL, VLLAZNIA ELIMINOHET EDHE NGA KUPA

Vllaznia në basketboll për meshkuj humbet sërish në Shkodër dhe këtë herë eliminohet edhe nga Kupa e Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenë ekipi i Kamzës ai që ka luajtur më mirë dhe ka fituar me rezultatin 73 me 69 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Vllaznia zhvilloi një lojë me shumë probleme dhe duke e patur më shumë mendjen tek arbitrimi. Për trajnerin e saj Bledar Gjeçaj kjo është gjendja reale e skuadrës dhe tashmë ajo duhet të përqendrohet tek kampionati për të arritur objektivin që i ka mbetur, futjen në mes katër ekipeve më të mira të vendit.

Vllaznia e sezonit të sivjetëm është shumë larg asaj të pesë sezoneve të fundit kur dominonte në basketbollin shqiptar por e gjitha kjo ka ardhur pas largimit të sponsorëve dhe tashmë skuadra është tjetërsuar duke dalë nga të gjitha pretendimet e saj.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ENDE PA DREJTOR SPORTIV DHE PA TRAJNER

Pritej që dita e parë e kësaj jave të shoqërohej me emërimet e reja tek …