Wednesday , 22 January 2020
Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FEMRA MUND ELBASANIN

Vllaznia ne basketboll per femra ka fituar nje tjeter ndeshje ne kampionat dhe kesisoj vijon me shume optimizem drejt arritjes se objektivit te saj per kete sezon. Perballe saj ka qene ekipi i Elbasanit dhe ne fund te takimit te luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia ka fituar me rezultatin 80-78. Megjithate duhet thene se nuk ka qene nje fitore e lehte, perkundrazi ajo eshte arritur vetem ne sekondat e fundit te ndeshjes. Ndonese Vllaznia kishte fituar edhe fazen e pare ne Elbasan, kete here e ka patur me te veshtire te arrije suksesin.

Trajneri Gjeçaj e kishte deklaruar edhe më përpara se I druhej ndonjë nënvlerësimi të mundshëm të kundërshtarit nga vajzat e ekipit të tij dhe duket se kështu ka ndodhur. Madje, basketbollistet elbasanase kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire dhe ne shumicen e kohes kane qene ne avantazh por ne fund, pervoja e disa prej lojtareve te Vllaznise ka ndikuar ne permbysjen e shifrave. Megjithate ne sekondat e fundit, Elbasani ka patur topin ne zoterim dhe ka tentuar te shenoje por nuk ia ka dale.

Kesisoj Vllaznia ka fituar me dy pike diference, pikerisht ne shifrat 80-78. Ndeshjen e rradhes, vajzat kuqeblu do ta luajne serish ne Shkoder, por kete here ndaj Flamurtarit. Deri më tani gjërat po shkojnë mirë për ekipin kuqeblu I cili ndodhet brenda objektivave të tij për t’u renditur në mes katër ekipeve më të mira të vendit por padyshim që stafi teknik kërkon që nga ndeshja në ndeshje edhe performanca e ekipit të vijë duke u rritur sepse tashmë edhe kampionati sa vjen e vështirësohet.

Lexoni dhe kete

JONUZ: TRE NDESHJET E PARA NË SHTËPI, VENDIMTARE PËR NE

Pas stërvitjeve në Ohër, ekipi i Vllaznisë është kthyer sërish në Shkodër, aty ku po …