Sunday , 8 December 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME AMERIKANIN E PESTË

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ka të ndalur në merkato. Pasditen e së hënës ky ekip ka zyrtarizuar edhe blerjen e tij të rradhës. Bëhet fjalë për amerikanin e pestë që firmos për ta dhe ai është Colin Voos. Nga sa ka bërë të ditur vetë shoqata e basketbollit shkodran ky lojtar luan ne pozicionet 4 dhe 5. Ai pritet te jete nje element shume i rendesishem per Vllaznine si ne kampionat ashtu edhe ne Ligen Ballkanike.

Sipas informacioneve të para që mbërrijnë për këtë lojtar, mësohet se Voos ka luajtur në disa vende si në Sllovaki, Zvicër, Itali, Amerikë dhe së fundi në kampionatin australian ku është aktivizuar në 21 ndeshje me një mestare prej 19 pikësh për ndeshje. Presidenti Alban Xhaferi kësisoj duket shumë I vendosur për të ndërtuar një ekip solid për sezonin e ri dhe marrja e këtyre lojtarëve e tregon më së miri atë. Trajneri Gospodinov u pat shprehur se më shumë sesa ballkanasit preferon lojtarët amerikanë dhe prandaj edhe merkatoja e ekipit është fokusuar tek këta sportistë.

Jo më kot, drejtuesit e shoqatës kanë firmosur deri më tani me 5 lojtarë që vijnë nga ky vend dhe ato bashkë me Shestanin, Lekndreajn dhe lojtarët e tjerë të ekipit, pritet të japin më të mirën e tyre për t’u paraqitur denjësisht si në kampionatin shqiptar por edhe në Ligën Ballkanike. Të gjitha ndeshjet do të startojnë në muajin tetor dhe për rrjedhojë gjatë shtatorit do të vijojnë përgatitjet intensive për t’u bërë gati për këto ndeshje.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …