Saturday , 14 December 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit Nick Evans që u zyrtarizua pak ditë më parë, sot kuqeblutë kanë bërë të ditur se kanë firmosur me një tjetër basketbollist. Dhe bëhet fjalë për një tjetër amerikan. Ai është Xhonatan Hudson I cili luan në pozicionin 1, atë të fantazistit, pozicion në të cilin kuqeblutë e kanë patur të nevojshme shumë marrjen e një lojtari cilësor. Hudson në sezonin e fundit ka luajtur në Francë ndërkohë që tashmë me Vllazninë pritet të tregojë vlerat e tij më të mira si në kampionat ashtu edhe në ndeshjet e Ligës Ballkanike ku mendohet të marrë pjesë ekipi shkodran.

Lajmet e mira kësisoj vazhdojnë për këtë ekip, I cili duket se është shndërruar si preferencë për shumë lojtarë të tjerë që kanë shprehur dëshirën për të luajtur me të. Njëri prej tyre ka qenë malazezi Zoran Vilitojeviç, I cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Teutës së Durrësit. Ai ka patur një takime me sekretarin e shoqatës së basketbollit Vllaznia Blendi Dibra dhe zëvendëstrajnerin Ervin Berdica dhe është rënë në dakord që në ditët në vijim do të ketë një përgjigje më të saktë në lidhje me dëshirën e tij për t’u veshur kuqeblu.

Kjo ngaqë bashkë me trajnerin Gospodinov do të shihet mundësia për të plotësuar ekipin me lojtarët e duhur me të cilët Vllaznia pastaj do të pretendojë fitimin e trofeve në sezonin e ri dhe po ashtu edhe një pjesmarrje sa më dinjitoze në Ligën Ballkanike.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU – KORABI, NJË SFIDË DELIKATE NË “RESHIT RUSI”

Veleçiku do të kërkojë të rikthehet tek fitorja këtë fundjavë teksa do të tentojë të …