Saturday , 19 October 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj teksa pjesë e saj janë bërë plot pesë amerikanë, por edhe tek elementi I ri cilësor. Drejtuesit e saj janë duke I dhënë jo pak prioritet ristrukturimit të Akademisë dhe nga ana tjetër, sot është bërë e ditur se kanë arritur një marrëveshje edhe me një lojtar të talentuar për të qenë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin e talentuar Elian Memçaj I cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Kamzës me të cilën u shpall kampion, ndërkohë që është titullar edhe me ekipin kombëtar të 18 vjeçarëve.

Por përveç tij, shoqata e basketbollit Vllaznia ka njoftuar edhe për rinovimin e kontratës me një tjetër basketbollist shkodran të këtij ekipi, Rejdi Rakajn. Në këtë mënyrë, ekipi kuqeblu tashmë ka nisur të marrë formë. Përveç pesë amerikanëve që kanë firmosur tashmë dhe po ashtu edhe Shestanit, siç dihet, ka rinovuar edhe Dodë Lekndreaj dhe bashkë edhe me Memçajn e Rakajn, ka shkuar në 9 numri i firmave ndërsa në ditët në vijim do të ketë edhe të tjera kontrata me të cilat ekipi do të kompletohet para startit të kampionatit të ri.

Por sakaq, përgatitjet për sezonin e ri vazhdojnë tek ky ekip dhe pas dy miqësoreve që ai zhvilloi fundjavën e kaluar në Kosovë, këtë javë do të organizojë një tjetër, por këtë herë në Shkodër. Përballë Vllaznisë këtë herë do të jetë ekipi “Golden Ylli” I Suharekës dhe ndeshja është planifikuar të luhet ditën e premte ne ora 18:00.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA TË SHTUNËN PËR FITORE NDAJ STUDENTIT

Fundjava ka rezervuar ndeshje të rëndësishme jo vetëm në futboll dhe basketboll. Edhe volejbolli i …