Monday , 26 October 2020

BASKETBOLL: VLLAZNIA FITON ME 62 PIKĖ EPĖRSI ME FLAMURTARIN

Vllaznia nė basketboll pėr meshkuj ka arritur fitoren e parė nė kampionat. Nė ndeshjen e luajtur ndaj Flamurtarit nė pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, basketbollistėt shkodranė kanė fituar me rezultatin e thellė 106 me 44.

Ndeshja nė fakt nuk ka patur shumė histori sepse ėshtė dominuar nė tė gjitha drejtimet nga vendasit. Vlonjatėt vetėm nė periodėn e parė janė munduar tė rivalizojnė dhe ky 10 minutėsh ėshtė mbyllur nė shifrat 26 me 10, ndėrkohė qė epėrsia ka ardhur duke u rritur dhe nė tė dytėn, Vllaznia sėrish ka fituar me rezultatin 24 me 10 duke bėrė qė gjysma e parė e ndeshjes tė shėnonte njė epėrsi prej 30 pikėsh nė favor tė vendasve. Ata e kanė shtuar ritmin e tyre dhe nė periodėn e tretė kanė fituar me rezultatin e tellė 31 me 12, ndėrsa nė tė katėrtėn ėshtė fiksuar rezultati 25 me 12, duke bėrė qė i gjithė takimi tė mbyllej me fitoren e thellė tė ekipit shkodran me rezultatin 106 me 44.

Fitorja me 62 pikė diferencė, natyrisht qė tregon pėr diferencat nė mes dy ekipeve megjithatė, drejtuesit e Vllaznisė natyrisht qė nuk kėnaqen me kėtė sepse e dinė qė kampionati do tė jetė shumė i vėshtirė. Nė takimin ndaj Flamurtarit, pikėshėnuesi mė i mirė ka qenė basketbollisti shkodran Dodė Lekndreaj me 19 pikė tė shėnuar dhe pas tij, kanė qenė Gjon Ndoja me 17 pikė dhe Redi Rakaj me 16 pikė.

Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta luajė sėrish nė Shkodėr, kėtė herė ndaj ekipit tė ri kryeqytetas Ardhmėria qė drejtohet nga trajneri shkodran Afrim Bilali. Kuptohet qė objektivi ėshtė i qartė: vetėm fitorja. Megjithatė, pėr trajnerin Gjeēaj, gara nuk ėshtė me kėto ekipe por me Tiranėn, Teutėn dhe Kamzėn me tė cilėt do tė zhvillohet gara pėr titullin kampion kėtė sezon.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …