Wednesday , 26 June 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 79-63 MIQËSOREN ME ZETËN

Pas fitores në Prizren, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka arritur edhe një tjetër fitore në ndeshjet miqësore që po zhvillon në prag të nisjes së fazës të dytë të kampionatit. Këtë herë ajo ka mundur malazezët e Zetës me shifrat 79 me 63 në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Basketbollistët shkodranë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe nuk e kanë patur shumë të vështirë të fitojnë ndaj një kundërshtari jo shumë të fortë që luan në kategorinë e dytë të basketbollit malazez.

Ndërkohë tek Vllaznia janë aktivizuar edhe basketbollistët amerikanë të ardhur së fundi, dy prej të cilëve lanë përshtypje të mirë tek sportdashësit e pranishëm. Ndërkohë, trajneri Plantak në prononcimin e tij pas ndeshjes, është shprehur I kënaqur me lojën e zhvilluar dhe fitoren e arritur, duke thënë se skuadra është në rrugën e duhur për të shkuar aty ku I takon.

Gjatë kësaj jave pritet që Vllaznia të zhvillojë edhe ndonjë miqësore tjetër, e cila mund të jetë e fundit para ndeshjes së kupës me Teutën që do të luhet më 24 janar.

Lexoni dhe kete

BLEDAR MESI MBYLL KARRIERËN PAS TITULLIT TË 20-të KAMPION

Me suksesin e arritur të shtunën në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” kur u shpall …