Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME PONTE TË PRIZRENIT

U mendua fillimisht të mos zhvillohej kjo miqësore por në fund ekipet e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë dhe Ponte të Prizrenit kanë rënë dakord që të zhvillojnë një takim në mes tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta basketbollistët shkodranë kanë udhëtuar drejt Kosovës dhe ndeshja është luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit të Prizrenit. Ekipi “Ponte” është ekipi i dytë i këtij qyteti dhe merr pjesë edhe ai në Ligën e parë të Kosovës ashtu si dhe Bashkimi. Përpara fillimit të takimit, drejtuesit e klubit vendas i kanë dhuruar një pllakatë drejtorit teknik të Vllaznisë Altin Halili në shenjë nderimi dhe nisje e një bashkëpunimi në mes dy ekipeve, çka do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sa i takon ndeshjes, kuqeblutë kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me një pikë diferencë teksa në fund të takimit është vendosur rezultati përfundimtar 78 me 77 në favor të tyre. Më i mirë tek Vllaznia ka rezultuar të jetë basketbollisti amerikan Malik Karter, ndërkohë që formë të mirë kanë paraqitur edhe dy amerikanët e tjerë Bredford dhe Svete. Ata kanë bashkëpunuar me Lekndreajn, Llazanin e Bitrin dhe kësisoj ekipi shkodran ka arritur të dominojë gjatë gjithë takimit duke udhëhequr madje deri me 17 pikë diferencë megjithatë në fund kanë fituar vetëm me një pikë.

Vllaznia nuk ka qenë e plotë në këtë ndeshje pasi amerikani tjetër Hoëard nuk ka luajtur sepse është dëmtuar para ndeshjes e po ashtu edhe Rakaq ka qenë i dëmtuar dhe po ashtu edhe Bekteshi nuk ka qenë i gatshëm për këtë ndeshje. Megjithatë drejtuesit e ekipit kanë mbetur përgjithësisht të kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe ndryshimet në skuadër kanë filluar të ndihen. Ditën e dielë Vllaznia do të luajë miqësoren e rradhës, këtë herë në Ulqin ndaj skuadrës vendase.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …