BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME TIRANËN

Pas fitores me kosovarët e Suharekës, basketbollistët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në ndeshjet miqësore që po zhvillojnë në prag të nisjes së sezonit të ri. Ato kanë fituar në kryeqytet ndaj Tiranës me rezultatin 75 me 73. Në takimin e luajtur në sallën sportive “Fahrije Hoti”, kuqeblutë vetëm në periodën e fundit kanë arritur të përmbysin shifrat dhe ta fitojnë ndeshjen. Ka qenë një ndeshje pozitive përgjithësisht për ekipin shkodran por nga ana tjetër, është e qartë se sërish ka shumë gjëra për të përmirësuar në lojën e tij.

Kjo u pa edhe në pjesën e parë të ndeshjes ndaj bardhebluve dhe ishin këta të fundit që e fituan atë me shifrat 42 me 35. Por nga ana tjetër, në pjesën e dytë skuadra funksionoi më mirë dhe për rrjedhojë ka ardhur edhe përmbysja e rezultatit dhe në fund fitorja e kuqebluve. Ndeshja me Tiranë mund të jetë miqësorja e fundit për Vllazninë sepse përgatitjet e ekipit shkodran po shkojnë drejt fundit ndërkohë ditën e nesërme do të hidhet edhe shorti I kampionatit të ri.

Vllaznia do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në javën e parë dhe padyshim që dëshira është e madhe që ndeshja e parë të luhet në Shkodër sepse sportdashësit kuqeblu duken të etur për ta parë në fushë Vllazninë e basketbollit e cila sivjet ka pësuar një transformim total dhe ka të tjera pretendime.

Lexoni dhe kete

SITUATA TE VLLAZNIA, REAGON BASHKIA SHKODËR

NJOFTIM:Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të …