Friday , 19 January 2018

BASKETBOLL, VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME PARTIZANIN

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka fituar ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Partizanit pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fund të takimit është fiksuar rezultati 67 me 57 për shkodranët të cilët në fakt kanë vetëm pak ditë që kanë nisur stërvitjen por forma e treguar në këtë miqësore ka qenë përgjithësisht e mirë.

Trajneri Bledar Gjeçar gjithsesi në një prononcim për televizionin Rozafa nuk i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj miqësoreje duke deklaruar se kampionati për Vllazninë do të jetë i vështirë për kuqeblutë të paktën deri në janar.

Ekipet e basketbollit janë në pritje të hedhjes së shortit të kampionatit që duket se do të nisë javën e ardhshme dhe objektivi i Vllaznisë mendohet të jetë zënia e njërit prej katër vendeve të para.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA TË PREMTEN MIQËSORE ME TËRBUNIN NË SHKODËR

Vllaznia do t’i japë fund përgatitjeve në Ulqin pasditen e së enjtes kur do të …