Thursday , 14 November 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITORE ME “DRITHËRIMA” NDAJ TIRANËS

Një fitore me emocione në një ndeshje që mund të rezultonte edhe dramatike për Vllazninë e cila vetëm në sekondën e fundit ka arritur të shënojë koshin e shumëpritur të fitores, atë me të cilin sigloi shifrat përfundimtare 78 me 77 ndaj Tiranës. Një ndeshje e cila i ka patur brenda të gjitha dhe ajo çka është më e rëndësishmja, pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të tejmbushur me spektatorë. Kuqeblutë e kanë dominuar atë por çuditërish në dy minutat e fundit të lojës kanë lëshuar duke e vënë në dyshim fitoren por koshi i amerikanit Voos ka mbyllur gjithçka në favor të Vllaznisë. Një fitore që ka lumturuar pa masë të gjithë shkodranët dhe sigurisht edhe trajnerin Gospodinov i cili ka shprehur kënaqësinë për fitoren, por njëkohësisht duke vënë në dukje edhe gabimet e bëra gjatë ndeshjes që rrezikuan suksesin…

Sporti është interesant, për shkak se askush nuk e di çfarë do të ndodhë. Duhet të fokusohemi kryesisht në minutat e fundit, sepse ndodhi i njëjti gabim si me Partizanin ashtu edhe me Tiranën. Në fund shpërqëndrohemi dhe prandaj duhet të punojmë sa më shumë. Jam i kënaqur me fitoren, por jo me stilin e lojës. Dua të falenderoj tifozët, pasi pa to do ishte e vështirë ta fitonim ndeshjen. Ishin të mrekullueshëm, ato janë lojtari i 6-te i jonë. I ftoj të na mbështesin në të njëjtën mënyrë. Gjithashtu dua t’ia dedikoj këtë fitore presidentit Xhaferi dhe familjes së tij, familjes së gruas së tij, sepse janë njerëz të mrekullueshëm. Në një moment të vështirë për mua, ato më ndihmuan dhe më bën të ndihem i lumtur. Gjithashtu, këtë fitore ia dedikoj gruas time. Dua të them që e dua atë dhe ndeshjet e tjera dua të jetë këtu që të kënaqet me këtë atmosferë dhe me të të fitojmë titullin këtu.

Ndërkohë trajneri i Tiranës Erkand Karaj ka shprehur keqardhjen si humbi skuadra e tij në fund, por për të e rëndësishme është që fitoi basketbolli…

Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit por ndërkohë do të nisë menjëherë përgatitjet për sfidën e së martës, ndaj malazezëve të Ibar, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën Ballkanike.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …