BASKETBOLL, VLLAZNIA HUMB NË SHTESË NDAJ TEUTËS

E kishte menduar shumë të vështirë përballjen me Teutën por në fakt, Vllaznia e ka patur në dorë fitoren ndaj saj. Bëhet fjalë për takimin e rradhës të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj, e luajtur pasditen e së mërkurës në “Qazim Dervishi”. Ndonëse kuqeblutë kanë qenë deri në 20 pikë avantazh në dy periodat e para, ata janë mundur në fund me rezultatin 76-84. Në fakt, është dashur koha shtesë për të përcaktuar fituesin e këtij takimi. Kjo ngaqë koha e rregullt ka përfunduar në barazim 70-70.

Shkodranët e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe e dominuan atë në dy periodat e para duke krijuar bindjen se do të fitonin ndonëse përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë si Teuta. Kjo e fundit kishte në rradhët e saj tre basketbollistë të huaj, dy amerikanë dhe një malazezë. Ky i fundit u bë protagonisti kryesor për përmbysjen e shifrave duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në shtesë. Për njërin nga basketbollistët e Vllaznisë Herion Faslinë, problemi kryesor ishte mosmenaxhimi siç duhet i avantazhit të krijuar.

Kjo humbje e Vllaznisë e vë disi në diskutim zënien e vendit të katërt në tabelën e renditjes, vend ky që do ta çontë atë në play-off megjithatë ka ende ndeshje për t’u luajtur deri në fund të fazës së dytë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …