BASKETBOLL, VLLAZNIA HUMBET EDHE NDAJ PARTIZANIT

Pas humbjes në mesjavë në Shkodër ndaj Teutës, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka humbur edhe pasditen e së shtunës në Tiranë ndaj Partizanit në ndeshjen e rradhës për kampionat. Padyshim që një situatë e tillë nuk i shkon për shtat këtij ekipit megjithatë ai duket i pafuqishëm ndaj rivalëve që janë përforcuar ndjeshëm me lojtarë të huaj cilësorë. Nëse tek Teuta kishte në formacion dy amerikanë dhe një malazez, edhe Partizani me të cilin luajti dje Vllaznia, ka patur në rradhët e tij edhe ai basketbollistë amerikanë të marrë së fundmi.

Kjo padyshim që bën diferencën në fushë sepse ekipi shkodran sivjet po luan me të gjithë basketbollistë të këtij qyteti. Fakti që Partizani kishte bërë përforcime i ka stepur kuqeblutë që në fillim dhe jo më kot perioda e parë është mbyllur me shifrat 30 me 15 për të kuqtë. Kjo diferencë erdhi duke u thelluar në të dytën që fitohet sërish prej tyre me shifrat 21 me 13 dhe për rrjedhojë, dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 23 pikësh në favor të Partizanit. Një diferencë e tillë natyrisht që vendosi edhe fatet e ndeshjes ndonëse Vllaznia u mundua të luante në dy periodat e fundit. Ato janë fituar prej saj në shifrat 20 me 15 dhe 20 me 16, por ato kanë qenë të pamjaftueshme për të përmbysur rezultatin e krejt takimit që është fituar në këtë mënyrë nga vendasit në shifrat 82 me 73.

Me këtë fitore, Partizani ka forcuar pozitat në vendin e tretë të renditjes duke e siguruar përfundimisht atë ndërkohë që Vllaznia mbetet në të katërtin, dy pikë larg Kamzës. Ndeshjet direkte me këtë ekip do të vendosin nëse shkodranët do jenë apo jo në plej-off megjithatë e sigurtë duket se kuqeblutë sivjet nuk mund të shkojnë më larg sesa kaq.

Lexoni dhe kete

BEQIRI: VLLAZNIA EMËR I MADH, TË GJITHË E DUAN PANKINËN E SAJ

Vllaznia duhet të shpejtojë për nisjen e punës për sezonin e ri dhe natyrisht që …