BASKETBOLL, VLLAZNIA- KAMZA BASKET TË SHTUNËN PËR KUPË

Kampionati i basketbollit do ia lërë vendin tashëm ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Vllaznia do të ndeshet me Kamza Basket. Ndeshja do të nisë në orën 17.00 dhe pritet me interes sepse kundërshtari në jo pak raste, ka qenë një pengesë e fortë për kuqeblutë. Sakaq, edhe Vllaznia vjen në këtë ndeshje me një gjendje psikologjike jo të mirë. Ajo ka humbur një javë më parë për kampionat ndaj Tiranës në Shkodër dhe trajneri Gjeçaj u shfaq  kritik në lidhje me lojën e skuadrës së tij duke lënë të kuptohet se nëse do luajë ashtu edhe ndaj Kamzës, fitorja do vihej në pikëpyetje ndonëse ndeshja luhet në “Qazim Dervishi”.

Turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë do të luhet me një ndeshje, pikërisht në fushën e ekipit që është i renditur më mirë në kampionat. Për rrjedhojë ndeshja e këtij turi luhet në fushën e Vllaznisë dhe ky është një favor megjithatë stafi teknik nuk dëshiron që t’ia lërë gjithçka fushës. Për këtë arsye, trajneri Gjeçaj gjatë gjithë këtyre ditëve ka punuar shumë me sportistët për të ndryshuar psikologjinë dhe mënyrën e të luajturit. Objektivi është padyshim dalja në gjysmëfinale, aty ku me shumë të ngjarë Vllaznia do të ndeshet me Teutën, edhe një kundërshtar ndaj të cilit shkodranët kanë treguar se dinë të fitojnë, madje brenda në Durrës. Natyrisht për të synuar fitoren e këtij trofeu, duket paksa e vështirë ngaqë Tirana është mbi ekipet e tjera por kuqeblutë duhet patjetër të tentojnë të shkojnë deri në finale.

Ndërkohë për femra, Vllaznia në çerekfinale do të luajë në Tiranë ndaj Studentit dhe natyrisht që do të tentojë fitoren ndonëse nuk do të jetë e lehtë ngaqë nga rradhët e saj kohët e fundit janë larguar dy sportiste cilësorë.

Lexoni dhe kete

ATLETI FRANKO BURRAJ THYEN REKORDIN E 400 METRAVE

Atleti I Vllaznisë dhe I kombëtares shqiptare Franko Burraj paraditen e së mërkurës ka bërë …