BASKETBOLL/ VLLAZNIA MBYLL FAZËN E TESTIMEVE TË LOJTARËVE

Koha e testimeve dhe e vlerësimeve tek ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë duket se ka përfunduar. Drejtuesit e shoqatës përmes një njoftimi të bërë përmes faqes së tyre zyrtare, kanë deklaruar se “Klubi i Basketbollit Vllaznia ne lidhje me merkaton deshiron te njoftoj ne menyre publike se ne vazhden e strategjise se klubit, te gjithe lojtareve shkodrane te cilet deshirojne te luajne per Vllaznine i kemi bere oferten qe te marrin pjese ne zborin stervitore te zhvilluar ne muajin Maj 2019 dhe te marrin kontakt me stafin teknik te Vllaznise si i vetmi autoritet qe percakton nese lojtaret kane kualitetet e kerkuara per ti dhene oferten perkatese nga ana e Klubit”.

Thënë ndryshe, ata që janë stërvitur gjatë kësaj periudhe me skuadrën, do të ulen në ditët e ardhshme në bisedime me presidentin Xhaferi për të biseduar për kushtet financiare të kontratës, ndërsa me të tjerët nuk do të asnjë negociatë. Kjo sqarohet edhe në fundin e njoftimit kur shkruhet: “Te gjithe ato lojtare lokal apo te huaj qe nuk i nenshtrohen vleresimit teknik, Klubi sqaron se nuk do te zhvilloje asnje negociate te metejshme si dhe nuk do te kene asnje oferte financiare”.

Ky është vendimi që tashmë është marrë megjithatë në pamje të parë nuk konsiderohet shumë i drejtë. Lojtarë të cilët kanë dhënë prova se dinë të luajnë mirë basketboll, nuk pranojnë të testohen e të vlerësohen. Nëse Vllaznia ka interes për ta, duhet t’i kishte ftuar për të biseduar për kontratën dhe përderisa kjo nuk ka ndodhur, do të thotë “dera ështe e mbyllur” për ta.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …