Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MERR EDHE AMERIKANIN E TRETË

Pas Nick Evans dhe Johnathan Hudson, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka zyrtarizuar paraditen e sotme marrjen e një tjetër amerikani. Këtë herë bëhet fjalë për Maurice Williams, I cili luan në pozicionin 2. Nga sa mësohet, ky lojtar sezonin e kaluar ka luajtur në Kosovë dhe më pas, ka kaluar një eksperiencë të shkurtër në Itali, ndërkohë që nga sot është pjesë e kuqebluve dhe në fillim të shtatorit, periudhë kur ekipi do të nisë stërvitjen, ai do të vihet në dispozicion të trajnerit Gospodinov.

Nga sa mësohet në njoftimin e shoqatës së basketbollit Vllaznia, drejtuesit e saj vijojnë negociatat edhe me lojtarë të tjerë dhe në ditët në vijim do të njoftohen edhe afrimet e rradhës. Skuadra kësisoj ka nisur të marrë formë. Tre amerikanët që kanë firmosur, rinovimi I Dodë Lekndreajt, fimra e mundshme me Robert Shestanin dhe po ashtu edhe ndonjë element tjetër që do të vijë, bashkë edhe me kontigjentin tjetër të skuadrës, do të formojnë ansamblin e duhur me të cilin Vllaznia do të futet në sezonin e ri, me pretendimet për fitimin e trofeve dhe po ashtu për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Vështirësitë që ekipi hasi sezonin e kaluar tashmë janë lënë përfundimisht pas dhe të gjithë po mendojnë dhe ëndërrojnë për një Vllazni ndryshe në sezonin e ri. Shpresat janë që të ndodhë kështu sepse këtë e tregojnë edhe përforcimet që po bëhen, duke filluar nga pankina dhe për të vazhduar me amerikanët që po firmosin.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …