BASKETBOLL/ VLLAZNIA MERR SERBIN NIKOLA VUJOVIÇ

Loja e mirë për 39 minuta nuk i ka mjaftuar Vllaznisë së basketbollit të meshkujve për ta fituar ndeshjen e rradhës të Ligës Ballkanike, atë të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Kosovë ndaj Rahovevit. Ky i fundit ka fituar me rezultatin 78 me 73 por duhet thënë se ekipi shkodran ka qenë shumicën e kohës në udhëheqje të rezultatit. Kuqeblutë e kanë nisur mirë ndeshjen dhe e kanë mbyllur periodën e parë me rezultatin 21-19 dhe kjo epërsi prej dy pikësh është ruajtur edhe në fundin e periodës së dytë dhe të tretë.

Kur duhej që të ndodhte e njëjta gjë edhe tek e fundit, në fakt kanë ardhur disa gabime dhe nga kjo kanë përfituar vendasit të cilët kanë arritur të kthejnë rezultatin në favorin e tyre dhe ta fitojnë kësisoj takimin me rezultatin 78 me 73. Me këtë humbje, e gjashtë për Vllazninë në këtë edicion, ajo duket se ka hequr thuajse përfundimisht shpresat për kalimin në plej- of megjithatë të mërkurën pasdite në orën 17.00 do të luajnë edhe ndeshjen e fundit të këtij edicioni, teksa në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” bullgarët e Akademik.

Por nga ana tjetër, drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia duke parë nevojën e një tjetër basketbollisti qendër, kanë zyrtarizuar marrjen e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për basketbollistin serb Nikola Vujoviç, i gjatë 2 metra e 10 centimetra, i cili ka luajtur më parë me ekipin Dinamik në vendin e tij, duke marrë pjesë edhe në ABA Ligë ndërkohë që më parë ka luajtur edhe në Hungari, Estoni dhe Ukrainë.

Me ardhjen e këtij lojtari tashmë skuadra duket e plotë dhe pritet të hedhë hapin e rëndësishëm, të luftojë për fitimin e të dy trofeve, të Kupës së Shqipërisë fillimisht dhe më pas edhe për titullin kampion.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …