Saturday , 27 November 2021

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND EDHE TEUTËN RIVALE

Vllaznia në basketboll për meshkuj merr një tjetër fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Pasi ka mundur Tiranën në javën e parë, në të dytën ka fituar edhe me një tjetër rival si Teuta.

Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 85 me 82. Duhet thënë se dy periodat e para kanë dhuruar më shumë rivalitet dhe ato janë mbyllur me vetëm dy pikë diferencë në favor të Vllaznisë, pikërisht në shifrat 42 me 40.

Por në të tretën, shkodranët e rritën epërsinë e tyre deri në 12 pikë dhe këtë e ruajtën deri në të katërtën, pavarësisht se rezultati erdhi duke u ngushtuar por në fund fitorja i buzëqeshi atyre.

Për trajnerin e Vllaznisë Milatoviç një start i tillë me dy fitore ndaj dy skuadrave rivale, ëshë i shkëlqyer, megjithatë ka ende për të përmirësuar në lojën e tij. Ndërsa trajneri i Teutës Lazimi e ka pranuar që skuadra e tij ishte inferiore ndaj asaj shkodrane…

Pas javës së dytë të kampionatit, Vllaznia udhëheq e vetme renditjen dhe një start i tillë do të jetë një ndihmesë e madhe për skuadrën për të ecur e sigurtë drejt objektivit të saj, fitimit të titullit të 10-të kampion.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …