Wednesday , 1 April 2020

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND PEJËN PËR LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj kosovarëve të Pejës në ndeshjen e rradhës për Ligën Ballkanike. Në “Qazim Dervishi”, ekipi shkodran ka luajtur më mirë se kundërshtari dhe ka triumfuar me rezultatin 78 me 62. Vetëm në dy periodat e para ka patur rivalitet në mes dy ekipeve dhe gjithçka ka qenë e barabartë, ndërkohë që në dy të dytat, kuqeblutë kanë dominuar duke fituar dhe me këtë sukses, ata I afron edhe më shumë zonës të katërshes së ekipeve më të mira që do të vijojnë luftën në plej-of. Për trajnerin e Vllaznisë, kjo është një fitore shumë e rëndësishme.

Përkthimi: “Ishte një ndeshje e mirë dhe një fitore e madhe për ne në këtë moment. Fitore shumë e rëndësishme për plej-ofin sepse ne duam që të shkojmë atje dhe do të japim gjithçka për ta mbyllur pozitivisht sezonin. Në gjysmën e parë të lojës patëm gabime në lojën tonë por më pas në gjysmën e dytë skuadra luajti më mirë dhe nuk bëri të njëjtat gabime dhe arritëm që ta fitojmë këtë takime. Ne do të japim gjithçka si në Ligën Ballkanike ashtu edhe në kampionatin shqiptar. Ne po luajmë më mirë tashmë se në janar. Ndeshjet e para kur erdha nuk ishin shumë të mira dhe tani jemi përmirësuar. Më përpara nuk i kam patur të gjithë lojtarët për shkak të problemeve të ndryshme dhe tani grupi është i plotë dhe kam besim tek kjo skuadër”.

Ndërkohë trajneri i ekipit të Pejës, Beciragiq ka thënë se në këtë humbje ka ndikuar mungesa e dy prej lojtarëve më të mirë të tij.

Përkthimi: “Mendoj se asgjë nuk ishte gabim, rezultoi një ndeshje e pastër. Skuadra jonë mund të japë edhe më shumë se aq. Në pjesën e dytë është e vërtetë që bëmë disa gabime dhe lojtarët nuk dolën në lojën e tyre por na munguan edhe zëvendësimet dhe kjo ndikoi. Kishim dy mungesa të rëndësishme si Berisha dhe Hajrizi që janë të grumbulluar me kombëtaren e Kosovës. Ne nuk duhet që të qajmë për mungesën e tyre por ata janë lojtarë shumë të mirë dhe skuadra nuk mund të japë maksmimumin pa ata. Vllaznia shënoi lehtë pikët edhe për faktin se kishim edhe disa lojtarë të sëmurë që nuk ishin në gjendjen optimale. Shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të luajmë mirë. Natyrshëm që objektivi është të fitojmë Balkan League sepse në basketboll nëse do që të jesh i dyti atëherë ndalo dhe mos luaj fare”.

Ndeshjen e rradhës, Vllaznia do ta luajë të martë më 3 mars në Rozhaje të Malit të Zi ndaj ekipit vendas Ibar, në të cilën padyshim që do të synojë vetëm fitoren.

Lexoni dhe kete

FSHF U PROPOZON KLUBEVE 3 VARIANTE PËR KAMPIONATIN

Ndërprerja e kampionatit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, u ka krijuar një …