Wednesday , 29 June 2022
Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, atë të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, teksa kanë fituar me rezultatin 90 me 71 dhe kanë barazuar numrin e finaleve të fituara në 1 me 1.

Në këtë takim, ku natyrisht atmosfera e krijuar nga tifozët shkodranë ka qenë e mrekullueshme, djemtë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi e kanë dominuar lojën thuajse gjatë gjithë takimit dhe në fund I janë gëzuar fitores e cila I ka entuziasmuar pa masë të gjithë.

Për trajnerin e Vllaznisë, kjo fitore do të jetë një motiv më shumë që skuadra të shtunën të kërkojë sërish fitoren edhe në Durrës në përballjen e tretë finale ndaj Teutës…

Nga ana tjetër, trajneri I Teutës Melzin Lazimi e ka pranuar se Vllaznia e meritoi fitoren ngaqë luajti më mirë, ndërkohë që skuadra e tij bëri shumë gabime…

Ndeshja e tretë në mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe padyshim që pritet të dhurojë të tjera emocione nga basketbollistët e këtyre dy ekipeve finalist që do të tentojnë fitoren, për t’iu afruar edhe më pranë fitimit të titullit kampion të këtij sezoni.

Lexoni dhe kete

DAJAN SHEHI: U RIKTHEVA NË SHTËPINË TIME TË DYTË

I ka mjaftuar një vit rrugëtim nëpër Shqipëri, për të kuptuar se zgjedhja e tij …