Saturday , 25 November 2017

BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET 83-94 NË KRYEQYTET NGA TIRANA

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka qenë shumë pranë fitores në ndeshjen e rradhës për kampionat, pikërisht atë ndaj Tiranës kampione në fuqi. Në takimin e luajtur pasditen e së dielës në kryeqytet, shkodranët kanë zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe madje kanë qenë shumë pranë fitores. Ata kanë udhëhequr rezultatin në tre perioda por nuk kanë mundur dot ta mbajnë edhe në të fundit, çka i ka sjellë edhe humbjen atyre. Në 10 minutat e para të ndeshjes, Vllaznia ka arritur të dominojë në lojë dhe t’i mbyllë ato në shifrat 25 me 18.

Kjo epërsi është ruajtur edhe në të dytën, çka ka bërë që të dy ekipe të shkojnë në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej shtatë pikësh në favor të shkodranëve, pra me rezultatin 50 me 43. Epërsia është ruajtur edhe në periodën e tretë por jo në të katërtën. Kjo sepse disa nga titullarët e Vllaznisë u larguan nga fusha për plotësim të numrit pesë të personaleve dhe lojtarët e rinj që hynë në fushë nuk ishin në gjendje të ruanin ritmin. Nga ana tjetër, bardheblutë ndonëse të lodhur nga ndeshjet e tyre në Ligën Ballkanike, falë kontigjentit të bollshëm të lojtarëve cilësorë, kanë arritur të përmbysin shifrat në periodën e katërt duke e fituar krejt ndeshjen me rezultatin 94-83.

Me paraqitjen e djeshme, Vllaznia ka treguar se pavarësisht problemeve që ka patur, do të jetë një rivale e fortë për vendin e dytë bashkë me Teutën ndërkohë që Tirana edhe këtë sezon duket se nuk do ketë kundërshtarë në këtë kampionat por gjithsesi deri në fundin e tij shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe kuqeblutë nuk kanë pse të heqin dorë nga pretendimet e tyre.

Lexoni dhe kete

LIKA: ME LUSHNJEN BËMË DETYRËN, DUHET E NJËJTA GJË ME LUFTËTARIN

Fitorja ndaj Lushnjes i ka shërbyer Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në aspektin psikologjik megjithatë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin