BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET EDHE NË KAMËZ

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve të fundit të këtij viti, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kuqeblutë janë mundur që në të parën të cilën në fakt e bënin fakt të kryer se do ta fitonin. Bëhet fjalë për ndeshjen me ekipin e Kamzës, e zhvilluar pasditen e së premtes në Kamëz. Skuadra e trajnerit Adem Muhametaj ka arritur të fitojë të parën ndeshje ndaj njërit prej ekipeve pretendente, pikërisht ndaj Vllaznisë me rezultatin 76 me 53. Padyshim që nuk pritej një gjë  e tillë nga basketbollistët shkodranë të cilët kanë bërë një paraqitje të dobët, sidomos në dy periodat e fundit. E para është mbyllur në shifrat 22 me 17 për Kamzën e cila ka fituar edhe të dytën 20 me 18 dhe kësisoj dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej shtatë pikësh në favor të vendasve.

U mendua se gjërat do të ndryshonin në vazhdim të ndeshjes por jo. Kamza Basket ka fituar edhe periodën e tretë 16 me 10 e po ashtu edhe të katërtën, madje me rezultat më të thellë 18 me 8 dhe kësisoj të gjithë ndeshjen me një diferencë prej 23 pikësh. Natyrisht që kjo humbje i ndërlikon disi pozitat e ekipit shkodran i cili është brenda objektivit për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit por me këtë humbje rrezikon të shkojë pikërisht në vendin e katërt, vend ky që do ta ndeshte me Tiranën në gjysmëfinale dhe këtë gjë nuk e dëshiron. Megjithatë, kampionati ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri para plej-ofit dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë.

Lexoni dhe kete

MARASHI: SUKSESET E ATLETIKËS SHKODRANE DO VAZHDOJNË

Ecuria shumë e mirë e atletikës shkodranë në këto 28 vitet e fundit, e shoqëruar …