BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET NË SHKODËR NGA PARTIZANI

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e rradhës për kampionat teksa është mundur brenda në Shkodër nga Partizani me rezultatin 69 me 74. Të kuqtë e trajnerit Fagu e kishin marrë më seriozisht këtë ndeshje ndërkohë që tek basketbollistët vendas u vërejtën shenja vetëkënaqësie dhe ato zhvilluan një nga ndeshjet e tyre më të dobëta. Partizani në shumicën e kohës ka qenë gjithnjë në avantazh sepse lojtarët e tij shfaqën më shumë dëshirë dhe grintë në fushën e lojës ndërkohë që tek Vllaznia u vërejtën shumë gabime, çka e çoi atë drejt humbjes. Pas ndeshjes, kapiteni Ervin Berdica në prononcimin e tij për mediat ka evidentuar vetëkënaqësinë si një nga shkaqet që çuan në këtë humbje.

Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit Arben Fagu u shpreh shumë i lumtur që Partizani fitoi brenda në Shkodër ndaj një skuadre si Vllaznia që i ka dhënë tonin basketbollit shqiptar këto vitet e fundit.

Partizani me këtë fitore vazhdon të jetë në krye të renditjes ndërkohë që shkodranët kanë zbritur tashmë në vendin e katërt megjithatë janë brenda objektivave të veta.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, NGUSHTOHET RRETHI I KANDIDATURAVE PËR TRAJNER

Shumë prej skuadrave të futbollit shqiptar kanë nisur të bëjnë planet për sezonin e ri …