Wednesday , 24 July 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA NË LIGËN BALLKANIKE?

Lajme të mira për basketbollin shkodran. Vllaznia e meshkujve jo vetëm që pritet të rikthehet sërish në elitën e basketbollit shqiptar, por po synon edhe më tej. Presidenti Alban Xhaferi dhe stafi i tij janë duke menduar pjesmarrjen në Ligën Ballkanike që në këtë sezon. Ata kanë folur me drejtuesit e këtij kompeticioni dhe janë aktualisht në proces rregjistrimi, megjithatë gjërat duken në rrugë të mbarë. Marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur por çdo gjë po shkon drejt konkretizimit.

Një pjesmarrje e tillë do të ishte diçka shumë pozitive sepse do t’i motivonte edhe me shumë drejtuesit kuqeblu për të ndërtuar një ekip pretendent jo vetëm për këtë kompeticion por edhe për sezonin e ardhshëm të basketbollit shqiptar. Për këtë arsye, drejtuesit kanë vijuar punën për ndërtimin e skuadrës. Ata janë duke u munduar të kompletojnë skuadrën me lojtarët e duhur dhe pas bisedimeve të kryera, ka arritur akordin me dy lojtarë. Njëri është zëvendëskapiteni Dodë Lekndreaj. Bisedimet janë mbyllur me sukses dhe tashmë pritet vetëm hedhja e firmës në kontratë për të zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Tjetri është një emër shumë i njohur: Robert Shestani. Pas disa vitesh “shtegtim” nëpër ekipe të tjera, së fundi tek Teuta, ai ka vendosur të rikthehet në Shkodër dhe do t’i bashkohet Vllaznisë. Edhe me të akordi është arritur, siç bëjnë të ditur nga shoqata e basketbollit Vllaznia. Ndërkohë pas marrëveshjes me këto dy basketbollistë, në ditët e ardhshme do të vijnë edhe akordet me basketbollistët e tjerë që do të bëhen pjesë e skuadrës në sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

NIS JAVA VENDIMTARE PËR EKIPIN E VLLAZNISË

Java në të cilën kemi hyrë pritet të sjellë zhvillime shumë interesante tek Vllaznia. Gjatë …