Tuesday , 22 October 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA NË MERKATO, POR “IKËN” I PËRZGJEDHURI

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ende nuk ka zbritur në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet e sezonit të ri, megjithatë drejtuesit e saj po vijojnë me intensitet punën për ndërtimin e skuadrës me të cilën do të kenë pretendime krejt ndryshe në kampionatin e ardhshëm. Por, ende pa nisur mirë puna, një nga lojtarët e piketuar për t’u veshur kuqeblu, pikërisht Endrit Hysenagolli, mësohet se do të vazhdojë karrierën e tij në Francë. Ai e ka mbyllur sezonin duke qenë pjesë e Teutës dhe drejtuesit e Vllaznisë shprehën dëshirën për ta patur në gjirin e tyre, megjithatë kjo nuk do të realizohet. Gjithsesi, largimi i këtij basketbollisti jashtë Shqipërisë, nuk do të thotë se planet e kuqebluve janë prishur.

Madje, burime pranë trajnerit Gospodinov bëjnë të ditur se Hysenagolli nuk ka qenë shumë i pëlqyer për mënyrën e lojës që ai dëshiron të aplikojë tek Vllaznia. Trajneri bullgar ua ka bërë të qartë presidentit Xhaferi dhe stafit të tij, listën e lojtarëve që dëshiron të ketë në dispozicion në momentin kur ekipi të nisë stërvitjen. Ideja është që të mos ketë më 5 lojtarë të huaj siç kanë qenë sezonin e kaluar por vetëm 2-3 dhe ata të jenë të zgjedhur.

Përveç tyre, po shikohet mundësia e rikthimit të disa shkodranëve që kanë luajtur me ekipet e tjera dhe kështu pritet të ndërtohet Vllaznia e sezonit të ardhshëm. Presidenti Xhaferi e ka shprehur herëpashere se skuadra do të pretendojë të jetë në elitë dhe prandaj edhe lëvizjet që po bëhen, janë të tilla për të ndërtuar një ekip të fortë dhe pretendent.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …