Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA NË PLAY- OUT, FITON NDAJ FLAMURTARIT

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë një nga sezonet më të dobëta të saj në gjithë këto vitet e fundit dhe jo vetëm që nuk arriti dot të ketë pretendime për fitimin e titullit kampion por madje nuk siguroi as një vend për në plej- of. Aty ku marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kampionatit që do të vazhdojnë më tej rrugën për shpalljen e skuadrës kampione për sezonin 2017-2018. E renditur në vendin e pestë në klasifikim, skuadra shkodrane është automatikisht në zonën e plej- autit. Aty ku do të ndeshet ndaj Flamurtarit të Vlorës, skuadër kjo e renditur në vendin e dytë në grupin B. Ndeshja e parë në mes këtyre dy skuadrave është luajtur tashmë dhe Vllaznia e ka fituar atë me lehtësi 90 me 47.

Të martën do të luhet ndeshja e dytë në Vlorë dhe në rast fitoreje, kuqeblutë sigurojnë qëndrimin në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm. Në rast të kundërt, do të luhet edhe një ndeshje e tretë sërish në Shkodër për të përcaktuar fituesin përfundimtar të këtij çifti. Megjithatë diferencat në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit janë të mëdha dhe padiskutim që shkodranët do të mbyllin gjithçka që në ndeshjen e dytë. Megjithatë, ata kurrsesi nuk duhet të kënaqen me këtë gjë.

Mosdalja në plej- of konsiderohet një dështim për këtë ekip pavarëisht problematikave që e kanë shoqëruar atë që nga fillimi i sezonit e deri në fund. Ajo që të vjen keq është se ishim mësuar që gjithë këto vitet e fundit ta shihnim këtë skuadër duke fituar trofe, apo edhe duke rivalizuar fort për titull, ndërsa sivjet do të jetë e detyruar të kënaqet me qëndrimin në Superligë. Padyshim që është shumë e nevojshme një analizë e thellë edhe tek kjo skuadër në mënyrë që gjërat të përmirësohen të paktën për sezonin e ardhshëm.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË KUPËN “AGIM TAFILI

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në të dy etapat e kupës “Agim Tafili” dhe janë …