BASKETBOLL, VLLAZNIA PËR TË RINJ FITON ME PARTIZANIN

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj ekipit të Partizanit në ndeshjen e luajtur pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Djemtë e drejtuar nga trajnerët Roland Koka e Fatjon Taraboshi kanë fituar me rezultatin 73-54. Diferenca prej 19 pikësh e rregjistruar në fundin e takimit tregon më së miri epërsinë që basketbollistët e rinj shkodranë kanë patur në këtë takim ndaj kundërshtarëve të tyre. Ata që në sekondat e para të ndeshjes dhe deri në fundin e saj, kanë arritur ta administrojnë siç duhet rezultatin dhe avantazhin e krijuar duke tentuar ta thellojnë sa më shumë dhe ia kanë dalë me sukses.

Me fitoren e djeshme, Vllaznia vazhdon rrugëtimin e saj të sigurtë drejt kreut të renditjes dhe sigurisht edhe mbrojtjes së titullit kampion. Gara padyshim që do të jetë e fortë deri në fund por ata nuk e kanë ndër mend të heqin dorë kollaj nga arritja e këtij objektivi. Një ecuri e tillë e këtij ekipi është për t’u përgëzuar duke pasë edhe vështirësitë që ai ka në stërvitje sepse vazhdon ta zhvillojë atë në kushte jo normale. Megjithatë pasioni i trajnerit Koka dhe përkushtimi i djemve në stërvitje, kanë dhënë efektin e duhur.

Fitoret e njëpasnjëshme në kampionat e tregojnë më së miri këtë gjë. Ekipi ka arritur të lërë pas një moment jo të mirë që pat kaluar në javët e para të kampionatit dhe tashmë po kalon nga fitorja në fitore. Rivali kryesor për të duket se është ekipi i Tiranës me të cilin përballja e javëve në vijim do të përcaktojë edhe shumë gjëra sa i takon vendit të parë të renditjes.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI I MOSHAVE, EKIPET E AKADEMISË “GJEJNË” RIVALËT

Mesditën e së hënës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i …