BASKETBOLL, VLLAZNIA RIKTHET TEK FITORJA. MUND “EAGLE”

Pas dy humbjesh rradhazi, basketbollistët e Vllaznisë janë rikthyer tek fitorja sërish. Pasditen e së mërkurës ata kanë luajtur në kryeqytet ndeshjen e rradhës ndaj ekipit “Eagle”. Në fund të takimit, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 108-61. Vllaznia nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë ndaj ekipit më të dobët të kampionatit. Vetëm në periodën e parë ka patur deri diku rivalitet dhe ajo është fituar nga shkodranët 27 me 20 por epërsia ka ardhur duke u thelluar në të dytën që u fitua sërish prej tyre, këtë herë me shifrat 29 me 12.

Ndërkohë, në periodat e treta e të katërta, rezultati do të thellohej sërish dhe ato fitohen përsëri me rezultatet 26 me 12 dhe 26 me 10 duke mbyllur gjithë ndeshjen me 47 pikë epërsi në favorin e tyre. Padyshim që kjo fitore pritej sepse diferencat mes dy skuadrave dihen. Por ndërkohë, po për javën e 13-të të kampionatit, ka qenë disi surprizë fitorja e Kamzës ndaj Teutës, çka e mban të parën sërish në garë për vendin e katërt në renditje. Vend që mbahet aktualisht nga Vllaznia. Mes këtyre dy ekipeve duket se do të ketë një garë të fortë deri në fund. Padyshim që sfida e kësaj fundjave në mes Vllaznisë dhe Kamzës që do të luhet të shtunën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, do të përcaktojë shumë gjëra për fatin e skuadrës së katërt që do të shkojë në play-off.

Një fitore e kuqebluve thuajse mbyll çdo gjë sa i takon arritjes së objektivit të tyre sezonal, kalimit në plej- of. Vetëm kaq mund të pretendohet nga ky ekip sepse pastaj përballë Tiranës, natyrisht që nuk mund të bësh asgjë dhe mund të eliminohesh. Por pa mbërritur deri atje, Vllaznisë i duhet të fitojë njëherë të shtunën ndaj Kamzës.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …