Monday , 21 January 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA TË DIELËN MIQËSORE ME ZETËN

Miqësorja e dytë për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të luhet ditën e dielë ashtu siç ishte lajmëruar por ndërkohë ka ndryshuar emri I kundërshtarit dhe vendi se ku do të luhet ajo. Nga sa ishte planifikuar, kuqeblutë do të luanin në Ulqin ndaj skuadrës vendase pasditen e nesërme, por ndërkohë për arsye të ndryshme kundërshtari nuk ka qenë dakord për zhvillimin e saj. Në këto rrethana, drejtuesit e ekipit shkodran janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur një ekip tjetër me të cilin do të luanin dhe ia kanë dalë. Kësisoj, Vllaznia do të ndeshet me ekipin tjetër malazez, atë të Zetës.

Takimi do të luhet ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe do të startojë në orën 16.00. Kjo do të jetë miqësorja e dytë për të pasi siç dihet pak ditë më parë luajti në Prizren ndaj ekipit vendas Ponte me rezultatin 78-77. Ndërkohë, takimi ndaj Zetës do të jetë edhe prezantimi I parë përpara spektatorëve shkodranë I tre basketbollistëve amerikanë të ardhur së fundmi tek ekipi kuqeblu. Bëhet fjalë për Hoëard, Bredford dhe Svete. Ata duket se I kanë dhënë më shumë ritëm skuadrës dhe tashmë Vllaznia duket më e fortë nga sa ka qenë më parë. Testi ndaj Zetës mund të jetë I fundit para ndeshjes së Kupës që ajo do të luajë javën e ardhshme ndaj Teutës së Durrësit.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU MË ENTUZIAST PAS PËRFORCIMEVE TË FUNDIT

Katër lojtarët e afruar së fundi duket se e kanë forcuar edhe më shumë ekipin …