Breaking News

BASKETBOLL, VLLAZNIA TË DIELËN MIQËSORE NË ULQIN

Pushimi i kampionatit do t’i shërbejë të gjithë ekipeve të basketbollit për t’u bërë gati për fazën e dytë të tij dhe më së shumti, tek Vllaznia një periudhë e tillë konsiderohet shumë e rëndësishme. Ardhja e shumë lojtarëve së fundi por edhe e të tjerëve që do vijnë për provë, e bën të domosdoshme zhvillimin e disa ndeshje miqësore të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për kolaudimin sa më mirë të ekipit. E para në fakt ka qenë e planifikuar të luhej ditën e djeshme në Prizren të Kosovës ndaj skuadrës vendase, por megjithëse dy ekipet kishin rënë fillimisht dakord për zhvillimin e saj, më pas është vendosur që ajo të anullohej. Arsyeja kanë qenë temperaturat shumë të ulëta të këtyre ditëve dhe për këtë arsye, Vllaznia nuk e ka parë të arsyeshme të udhëtojë drejt Kosovës.

Megjithatë drejtori teknik Altin Halili i ka siguruar ekipit një tjetër miqësore. Ajo do të luhet ditën e dielë në Ulqin ndaj ekipit vendas. Kjo nuk do të jetë e vetmja miqësore me ulqinakët sepse në ditët në vijim, ata do të kthejnë vizitën në Shkodër kur do të luhet ndeshja e dytë në mes tyre. Këto dy takime pritet të mos jenë të vetmet për Vllazninë sepse po punohet për sigurimin e ndonjë miqësoreje tjetër. Skuadra shkodrane ka një pamje krejt tjetër këtë periudhë sepse janë larguar dy amerikanë, por kanë ardhur tre të tjerë dhe po ashtu pritet edhe një malazez dhe një serb. Të gjithë këto sportistë që kanë ardhur, duan kohën e vet të ingranohen me pjesën tjetër të ekipit por edhe me njëri- tjetrin dhe prandaj zhvillimi i miqësoreve është mëse i domosdoshëm.

Objektivi i Vllaznisë për të siguruar mbijetëse është ende i pranishm dhe për këtë arsye, kur të rifillojë kampionati, ekipi duhet të jetë në lartësinë e duhur për të fituar ndaj kundërshtarëve dhe për të braktisur vendin e fundit në renditje.

Lexoni dhe kete

ZYRA RAJONALE E FSHF-së ORGANIZON KUPËN “PAULIN NDOJA”

Tradita e mirë e nisur në Shkodër për nderimin e figurave të futbollit, ka vijuar …