Breaking News

BASKETBOLL/ VLLAZNIA U-18 MUND DINAMON

Vllaznia në basketboll për të rinj është rikthyer sërish tek fitorja në kampionat. Pas një periudhë jo të mirë që ka kaluar kohët e fundit, shoqëruar me tre humbje rradhazi, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Fatjon Hallunaj këtë javë kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme, pikërisht ndaj një rivali direkt si Dinamo. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ekipi shkodran ka triumfuar me rezultatin 80 me 73. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë dhe e shoqëruar me rivalitet nga fillimi e deri në fund.

Të dy ekipet kërkonin fitoren sepse ishte shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme dhe renditjen e tyre. Blutë vinin me një pikë më shumë në renditje ndërkohë që Vllaznia po kalonte një moment jo të mirë. Ajo e nisi mirë kampionatin me 10 fitore rradhazi por çuditërisht më pas, kaloi një moment jo të mirë. duke pësuar tre humbje njëra pas tjetrës, fillimisht me Kamzën, më pas me Marsi Basket dhe së fundi me Superior Klima. Kjo gjë e rëndoi disi situatën megjithatë kuqeblutë gjetën forca për të dalë nga kjo gjendje.

E treguan këtë gjë ndaj Dinamos me të cilën fituan me shtatë pikë diferencë. Pas kësaj fitore, Vllaznia U18 tashmë ndodhet në vendin e dytë të renditjes me 25 pikë ndërkohë që edhe Dinamo ka të njëjtën kuotë pikësh dhe mban vendin e tretë, kurse Kamza vazhdon të kryesojë. Objektivi I ekipit shkodran është fillimisht renditja në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit ndërkohë që më pas do të synojë titullin kampion.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …