BASKETBOLL/ VLLAZNIA ZHGËNJEN NDAJ “GOGA BASKET”

Pritej të ishte ndryshim fillimi i fazës së dytë të kampionatit për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Pavarësisht blerjeve të bëra së fundmi nga drejtuesit e saj, në ndeshjen ndaj Goga Basket, ekipi shkodran ka zhgënjyer duke u mundur me rezultatin 76 me 90. Por përveç humbjes që mund të jetë e justifikuar ngaqë luante ndaj ekipit kryesues të kampionatit, ajo që ra në sy ka qenë loja e dobët e kuqebluve dhe në veçanti e lojtarëve të huaj të blerë gjatë merkatos së janarit. Pas ndeshjes, drejtori teknik Altin Halili e ka pranuar që ka qenë një ndeshje zhgënjyese por gjithsesi është shprehur entuziast për vazhdimësinë.

Nga ana tjetër trajneri i Goga Basket Lazimi ka vlerësuar ekipin e Vllaznisë pavarësisht humbjes duke thënë se çdo kundërshtar do ta ketë të vështirë ndaj ekipit shkodran.

Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta luajë në Durrës ndaj Teutës, një tjetër sfidë shumë e vështirë dhe natyrisht që kampionati sa vjen e vështirësohet për shkodranët të cilët ndodhen ende në pozita të vështira në renditje.

Lexoni dhe kete

RROTANI: VENDI I 5-të NË EUROPË SUKSES PËR BURRAJN

Të renditesh i pesti në mes sportistëve nga 51 shtete të Europës është një rezultat …