BASKETBOLLI NDËRPRET TË GJITHË KAMPIONATET

Ndryshe nga futbolli, basketbolli ka vendosur që për momentin t’i ndërpresë të gjithë kampionatet e për këtë ka njoftuar të gjithë ekipet. Do të ndodhë kështu deri në një vendim të dytë dhe natyrisht që një situatë e tillë ka ardhur si rrjedhojë e masave të marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por ka krijuar edhe njëfarë problemi për të gjithë ekipet të cilët ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë dhe sa do të zgjasë një situatë e tillë. Pasditen e së martës ka qenë planifikuar të luhej ndeshja e prapambetur e kampionatit, ajo në mes Partizanit dhe Vllaznisë, por ajo nuk është zhvilluar pikërsht për këtë arsye.

Nga ana tjetër edhe në fundjavë pritet të mos ketë ndeshje të kampionateve të basketbollit, ndërkohë që në dyshim është edhe ndeshja e Ligës Ballkanike në mes Vllaznia dhe malazezëve të Ibar. Ajo është planifikuar të luhet më 18 mars në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është e vlefshme për të përcaktuar renditjen përfundmtare të kësaj Lige në prag të ndeshjeve të plej-ofit.

Vllaznia dhe Ibar kanë pikë të barabarta dhe si rrjedhojë për të përcaktuar se cila prej tyre do të renditet e tretë dhe e katërta, atë do ta vendosë ndeshja që do të luhet në Shkodër javën e ardhshme. Megjithatë, me këtë situatë të krijuar, vështirë që kjo ndeshje të luhet. Ende nuk është e qartë se si do të vijojnë ngjarjet me basketbollin sepse ekipet janë në pritje. Disa prej tyre madje kanë vendosur që të ndërpresin edhe seancat stërvitore dhe kjo do të krijojë jo pak probleme në ecurinë e mëtejshme të tyre.

Lexoni dhe kete

SITUATA TE VLLAZNIA, REAGON BASHKIA SHKODËR

NJOFTIM:Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të …