Sunday , 21 January 2018

BASKETBOLLISTËT E VLLAZNISË GATI PËR SFIDAT E PARA TË VITIT

Të premten që vjen do të nisin ndeshjet edhe për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Fillimisht ndaj Tiranës në ndeshjen e prapambetur të kampionatit dhe një javë më vonë pastaj ndaj Kamzës për kupë. Skuadra shkodrane ka nisur përgatitjet që me datë 3 janar dhe sipas trajnerit Bledar Gjeçaj, ajo tashmë po bëhet gati për këto sfida të rëndësishme të cilat do të mundohet t’i kalojë me sukses.

Pavarësisht se kishte shpresa për ndërhyrje në merkato, duket se ekipi i Vllaznisë nuk do të bëjë asnjë lëvizje gjatë janarit, çka do të thotë se shanset për të fituar ndonjë trofe këtë sezon duken shumë të pakëta.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …