BASKETBOLLISTĖT E VLLAZNISĖ NĖ PRITJE TĖ KAMZĖS

Vllaznia nė basketboll pėr meshkuj duket se e ka lėnė pas njėherė e mirė momentin e keq qė kaloi pas eliminimit nė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. Ajo ka arritur tre fitore rradhazi, duke filluar nga Teuta, pėr tė vazhduar me Tiranėn dhe pėr tė pėrfunduar tek fitorja e fundit me Flamurtarin. Me kėtė tė fundit, ndeshja nuk ka patur shumė histori.

Kuqeblutė e trajnerit Bledar Gjeēaj kanė fituar me rezultatin 78 me 55. me kėtė fitore, ata janė ngjitur nė kuotėn e 27 pikėve duke mbajtur vendin e dytė nė renditje. Ata kanė forcuar pozitat nė kėtė vend duke lėnė Tiranėn nė vendin e tretė ndėrkohė qė tashmė e gjithė sfida e ekipit shkodran ėshtė pėrqendruar tek ndeshja direkte qė do tė luajė me Kamza Basket. Ky takim do tė zhvillohet nė Kamėz dhe kuptohet qė ėshtė e vėshtirė pėr tė fituar por ashtu si ka fituar ajo nė Shkodėr, mund tė ndodhė edhe e kundėrta.

Mundėsitė ekipi i Vllaznisė i ka pėr ta arritur kėtė gjė. Basketbollistėt qė janė aktualisht pjesė e tij, kanė dhėnė prova se janė tė denjė pėr tė fituar trofe. Dėmtimi i Gjon Ndojės ka bėrė qė tė prishin disi planet e stafit teknik megjithatė, loja nė rritje e amerikanit Konej por edhe e Gjokoviē, janė shenja tė mira pėr rezultate positive edhe nė tė ardhmen. Vllaznia nuk ka hequr dorė akoma nga pretendimi pėr titullin e tretė kampion rradhazi dhe nėse ka dėshtuar nė kupė, kjo nuk mund tė pranohet edhe nė kampionat. Investimi i bėrė nga ana e presidentit Dibra patjetėr qė duhet justifikuar dhe basketbollistėt e dinė kėtė gjė.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NƋ PARKET

NdonĆ«se gjysma e ekipeve pjesmarrĆ«se tĆ« kampionatit kombĆ«tar tĆ« basketbollit pĆ«r meshkuj kishin kĆ«rkuar qĆ« …