Wednesday , 27 June 2018

BE SHTYN HAPJEN E NEGOCIATAVE PER  SHQIPERINE

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë caktuar qershorin e vitit të ardhshëm për hapjen e negociatave. Në draftin e vendimit jsnë caktuar dhe detyrat për Shqipërinë. “Duke pasur parasysh progresin e mësipërm, në veçanti për pesë prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe planifikon rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Prandaj, Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën e gjyqësorit në veçanti përmes Vetingut dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës” – thuhet në konkluzionet e samitit të ministrave të jashtëm të BE.

Kjo do të thotë:

– avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kushtetuese;

– finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës;

– forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë” – janë pikat kyçe të përcaktuara nga ministrat e jashtëm të BE.

Lexoni dhe kete

PARTIA SOCIALISTE FESTON 27-VJETORIN E THEMELIMIT

12 Qershori shënon një datë të veçantë për Partinë Socialiste në vendin tonë. Është data …