Wednesday , 19 February 2020

BEBJA E PARË NË SPITALIN E SHKODRËS PËR VITIN 2020

Lindja e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës vjen nga fshati Dajç i Bashkisë Shkodër. Fëmija i lindur është i gjinisë mashkull dhe peshon 3 kg e 700 gr. Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, ai gëzon një shëndet të plotë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kjo lindje është regjistruar në orën 01:15 të mëngjesit të kësaj të mërkure të 1 janarit 2020. Ndërkohë, kjo nuk ka qenë lindja e vetme në këtë ditë të parë të vitit të ri. Kjo pasi ka pasur lindje të tjera po në Spitalin e Shkodrës. Sipas mjekëve deri rreth orës 04:30 janë regjistruar edhe 3 lindje të tjera në spitalin e Shkodrës.

Të 4 bebet gëzojnë shëndet të plotë. Ndërkohë, përsa i përket vendit tonë, bebja e parë për vitin 2020 ka lindur në maternitetin e Fierit në ora 00:10, i gjinise mashkull. Gjithashtu edhe në maternitetin ‘“Mbretëresha Geraldinë”. në orën 00:32 ka ardhur në jetë një vajzë.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI I RI, KONTROLLE NE PORTIN E SHENGJINIT

Të gjitha anijet që vinë nga vendet përëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, …