Breaking News

BEHAR RAMADANI FIRMOS DHE PREZANTOHET TEK VLLAZNIA

Prej disa ditësh ka arritur akordin dhe ka nisur stërvitjen me Vllazninë, por zyrtarisht Behar Ramadani që prej ditës së sotme është futbollist i kësaj skuadre. Mesfushori shkodran që prej disa sezonesh ka qenë pjesë e Luftëtarit, tashmë rikthehet në qytetin e tij me shpresën për të dhënë më të mirën për këtë skuadër. Në fjalët e tij të para si futbollist i Vllaznisë ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve në mënyrë që të gjithë sëbashku të kontribuojnë për këtë skuadër.

Bashkë me Ramadanin ka shkuar në pesë numri i blerjeve tek Vllaznia duke filluar nga Marku, Shehi si dhe dy maqedonasit Gligorov dhe Ristevski. Megjithatë me shumë të ngjarë merkatoja e kuqebluve nuk do të mbyllet këtu sepse në ditët e tjera priten edhe të tjera përforcime.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FIRMOS EDHE ME PORTJERIN LAÇO

Pas firmës së hedhur me brazilianin Emerson, klubi Vllaznia ka zyrtarizuar mbrëmjen e së premtes …