Saturday , 28 March 2020

BEKIM BALAJ STARTON ME GOL TEK SHTURM GRAC

Fundjava e kaluar ka rezultuar shumë e mbarë për futbollistët shkodranë që luajnë nëpër Europë. Pas Sindrit Gurit që shënoi dy gola të shtunën në kampionatin belg, ditën e dielë ka qenë rradha e Bekim Balajt që të shënonte. E ka bërë këtë gjë në debutimin e tij në Bundesligën austriake duke shënuar me fanellën e Shturm Grac. Lojtari i kombëtares shqiptare siç dihet, një javë më parë arriti të realizonte këtë transfertë duke lënë rusët e Terek Grozni dhe duke iu bashkuar skuadrës austriake.

Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të këtij vendi, ai nuk arriti dot të luante për shkak të mosplotësimit të dokumentacionit dhe për rrjedhojë debutimi i tij u shty për ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë dhe ai ka qenë titullar menjëherë. Madje, edhe ndeshjen e ka nisur në mënyrën e duhur. Në minutën e 5-të sulmuesi shkodran ka kaluar ekipin e tij në avantazh, në sfidën ndaj Volfsberger. Shtatëlarti i sulmit ka ndjekur një aksion të gjatë të skuadrës së tij dhe pasimin e një kolegu e ka shfrytëzuar si duhet duke gjuajtur saktë me këmbën e tij të djathtë dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky gol padyshim që e ka bërë të ndihet mirë Balajn sepse është starti i duhur për të në këtë kampionat, por për më tepër që ai rezultoi shumë përcaktues sepse vendosi fatin e ndeshjes. Shturm Grac ka fituar 1-0 dhe me këtë trepikësh vazhdon të jetë në krye të tabelës së klasifikimit. Bekim Balaj konsiderohet një blerje e rëndësishme e saj dhe me golat që pritet të shënojë, do ta ndihmojë këtë ekip në arritjen e objektivit për të qenë në mes më të mirëve të Austrisë.

Lexoni dhe kete

UEFA GATI TË SHTYJË KAMPIONATET DERI MË 31 GUSHT?

Përkeqësimi I situatës në shumë vende të Europës, mund ta detyrojë institucionin e futbollit të …