BEKIM VJERDHA LË BOKSIN. SHKAK: KUSHTET EKONOMIKE

Kriza në sportin shqiptar po thellohet çdo ditë e më shumë dhe shumë sportistë nuk e gjejnë më veten aty. Të zhgënjyer nga ajo çfarë mund të përfitojnë prej tij, vendosin ta braktisin dhe të kërkojnë një punë tjetër për të mbajtur veten dhe familjen.

Sportisti I rradhës që është detyruar të marrë këtë vendim, është një nga boksierët më të mirë të vendit, pikërisht Bekim Vjerdha, Ish- kampioni I Vllaznisë, në një prononcim për televizionin Rozafa ka shpjeguar edhe arsyet që e detyruan të braktiste pasionin e tij të madh të jetës.

Por, a do të ndërrojë mendje dhe të kthehet sërish tek boksi Bekim Vjerdha? Përgjigja e tij nuk lë shumë vend për një gjë të tillë.

Bekim Vjerdha i shtohet kësisoj një liste të gjatë sportistësh por edhe trajnerësh që duke mos parë të ardhme tek sporti, detyrohen ta braktisin atë, për të menduar për një punë tjetër me të cilen mund të sigurojnë më shumë të ardhura.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …