Sunday , 19 September 2021

BELISHA: ASNJË MBIVLERËSIM TIRANËS, NA DUHET FITORJA

Pas barazimit në Korçë ndaj Skënderbeut, Vllaznia do të rikthehet këtë javë të luajë në Shkodër teksa do të ketë përballë ekipin e Tiranës. Klasikja e futbollit shqiptar vlerësohet si një sfidë e rëndësishme në kampin shkodran.

Ndërkohë, një nga ish- lojtarët e saj, pikërisht Amarildo Belisha ka shprehur bindjen se kuqeblutë do të mund ta fitojnë këtë ndeshje.

Një deklaratë të tillë ish- mesfushori i njohur e ka bërë mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku ai ka qenë i ftuar…

Përpos tij ka qenë i ftuar në këtë emision edhe trajneri i volejbollit të Vllaznisë Artan Kalaja që ka folur për rikthimin e tij sërish në krye të këtij ekipi.

“Sport Arena” njëkohësisht i ka kushtuar rëndësi edhe suksesit të fundit të atletëve shkodranë në Kampionatin Ballkanit dhe në studio ka qenë i ftuar trajneri Bruno Rrotani, ndërsa përmes një lidhje me skype, pjesë e emisionit janë bërë edhe atletët Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …