BELISHA & KRAJA: VLLAZNIA PO BIND, DUHET TË FITOJË NË KAMËZ

Edhe dy ish- futbollistë të Vllaznisë, Amarildo Belisha dhe Ervis Kraja janë të kënaqur me performancën e kësaj skuadre në ndeshjet e fundit dhe sidomos ndaj Flamurtarit. Të dy ata kanë qenë të ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa dhe kanë shprehur besimin se skuadra mund tia dalë të fitojë edhe në ndeshjen e rradhës në Kamëz.

Në këtë emision ka qenë i ftuar edhe volejbollisti Nikolin Qafarena i cili siç dihet ka lënë tashmë Vllazninë dhe ka kaluar në Kosovë tek ekipi i Pejës. Ai ka folur për përvojën e tij të re me të cilën duket i kënaqur. Po ashtu, i ftuar ka qenë edhe trajneri i Vllaznisë në futboll për femra Arben Parmeza i cili ka premtuar suksesin e rradhës të këtij ekipi në finalen e Kupës që do të luhet ditën e premte në Elbasan.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …