BEQIRI: VLLAZNIA EMËR I MADH, TË GJITHË E DUAN PANKINËN E SAJ

Vllaznia duhet të shpejtojë për nisjen e punës për sezonin e ri dhe natyrisht që nuk duhet mbajtur shumë mendja tek çështja e privatizimit. I këtij mendimi është ish- futbollisti i saj Elvin Beqiri i cili në një prononcim për televizionin Rozafa, shpjegon rëndësinë që ka privatizimi i klubit por ndërkohë mendja nuk duhet mbajtur vetëm aty.

Ditët e fundit ndërkohë kanë qarkulluar shumë emra trajnerësh të cilët janë shprehur të gatshëm për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Një ndër to është edhe emri i Beqirit. Vetë ai, në prononcimin e tij e lë të hapur një mundësi të tillë, por gjithnjë nëse ka një projekt serioz nga ana e drejtuesve të klubit.

Beqiri thotë se planet për skuadrën e sezonit të ri duhet të fillojnë të bëhen por në fakt, deri para korrikut kjo gjë nuk do të ndodhë. Megjithatë Vllaznia nuk duket e vonuar sepse kampionati nis në shtator dhe deri atëherë ka mjaftueshëm kohë në dispozicion për ta bërë gati skuadrën.

Lexoni dhe kete

ERALD ÇINARI DREJT SPANJËS, POR ZYRTARIZIMI VETËM NË KORRIK

Që prej ditës së djeshme në media po flitet për një lëvizje të mundshme të …