Monday , 25 September 2017

BERISHA AKUZA RAMES, RUÇI E UL NE VEND

Në seancën parlamentare të kësaj të marte, ish-kryeministri Berisha ka përsëritur akuzat ndaj pasardhësit të tij sa i takon kultivimit të drogës. 
Në fillim të fjalës së tij, Berisha i ka bërë Ramës një ftesë aspak të zakontë. “Hajde të shkojmë të bëjmë bashkë testin e drogës, ku të duash”, ka thënë Berisha, i cili më pas ka vijuar akuzat.  “E mbushe Shqipërinë me drogë. Opozita, ose duhej të pajtohej me këtë, ose duhet të ndiqte kushtetutën morale dhe qëndroi kundër. E denoncoi kudo. Edhe tani janë tonelata drogë që presin të shiten. Qeveria jote është qeveria e drogës dhe kushtetuta morale nuk e pranon atë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, lidhjet me botën e krimit për kryeministrin Rama kanë qenë një domosdoshmëri për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve.  “Që një kryeministër të shtrijë influencën e tij përtej ligjit instrumenti i duhur është krimineli. Ata marrin përsipër të vrasin. Zotërisë i duhet krimi për t’i thënë kryetarit të opozitës ‘e nxorre kokën në dritare…’. I duhet për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve, për ta përdorur si hanxhar kundër mediave. A mund të jetë kjo një shumicë e kushtetutës morale? Jo, kurrën e kurrës”, ka thënë Berisha.

Kur ka përfunduar koha, ish-kryeministri është përpjekur të vazhdojë përtej minutazhit të tij, por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë që ai të ulet në vend.  “Zoti Berisha, koha mbaroi. Ju lutem uluni në vend dhe mos më detyroni të marr masa disiplinore e proceduriale”, ka thënë Ruçi që ka shpërfillur insistimin e deputetëve demokratë. Në këto kushte, Berisha është kthyer në ulësen e tij.

Lexoni dhe kete

REAGON N/ KRYETARI I LSI- se, LUAN RAMA: TRAFIKANTET NE PUNE, SHTETI FLE GJUME

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me mosfunksionimin …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin