BERISHA: S’NA INTERESON TEUTA. VLLAZNIA FITON NDAJ FLAMURTARIT

Vllaznia patjetër që do të synojë dhe do të arrijë të fitojë ndaj Flamurtarit në ndeshjen e rradhës. Kjo është deklarata e bërë sot në konferencën për shtyp të pragndeshjes nga futbollisti i saj, shqiptari i Maqedonisë Sedat Berisha. Ai ndër të tjera thotë se Vllaznia nuk e ka mendjen tek rivali i saj Teuta por thjesht duhet të bëjë mirë detyrat e saj.

Kjo ka qenë intervista e tij e parë që prej momentit të ardhjes tek skuadra shkodrane dhe Berisha shprehet i lumtur për pritjen që i është bërë dhe ka premtuar të bëjë maksimumin për Vllazninë.

Ndeshja Vllaznia- Flamurtarit do të luhet të hënën pasdite në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndërkohë klubi shkodran ka bërë të ditur se shitja e biletave ka filluar që paraditen e së dielës. Padyshim që mbështetja e tifozëve është e nevojshme në këto momente për ekipin shkodran i cili ndodhet në pozita jo komode në renditje.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …