Tuesday , 16 January 2018

BERISHA: TË ASGJËSOJMË MANDATET! I DEL KUNDËR KRYETARJA E LSI, KRYEMADHI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për asgjësim të mandateve, pas zgjedhje së Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.

“Sqaroj cdo shqiptar se sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas Rama urdhëroi mercenarë shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pra, pasi kryetari jep fjalën një fundërrinë pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe më dalin përpara.

Edi Rama e bëri këtë, nuk e bëri Ruçi, s’mund ta bëjë kurrë kryetari. Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament e dhunuar në shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë me mazhorancën. Duhet të marrë çdo vendim për të përmbysur narkoshtetin. Vendimet për djegien e mandateve i merr grupi parlamentar, unë them që në këto kushte opozita i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj. De fakto sot është zgjedhur prokuror Edi Rama. Rruga e vetme e përmbysjes është ndarja me të keqen dhe e keqja më e madhe është Rama, pas Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

Kundër kësaj deklarate të Berishës doli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se mandatet e depputetëve janë fituar me gjak. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, doli kundër qëndrimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Pas Berishës, i cili tha jashtë dyerve të Kuvendit se deputetët duhet të asgjësojnë mandatet, Kryemadhi deklaroi se nuk është momenti për ta bërë këtë. Sipas saj, mandatet janë marrë me gjak, dhe janë trafikantët që duhet t’i djegin mandatet.

“Populli janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar. Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i drejtohemi qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …