Wednesday , 18 September 2019

BESELIDHJA HAP PAS NE KRUJE, MUNDEN NGA KASTRIOTI!

Ka zhgenjyer ne transferten perballe kastriotit te krujes duke humbur ngushte me rezultatin 1 me 0 dhe beselidhja e sheh veten serish ne vendin e trete. Sfida e javes se 20 te kategorise se pare ka rezultuar tejet e veshtire per lezhjanet e beselidhjes qe bejne nje hap falls ne objektivin e tyre per kalimin ne ligen superiore, pasi nuk arrijne te fitojne ndaj krutaneve qe orvaten te shmangin renien nga kategoria. Rastet per shenim do te nisnin qe ne minuten e 10 per vendasit ndersa lezhjanet do te kunderpergjigjen me aksione te rrjedhshme deri ne hyrje te zones, por nuk kane qartesine e duhur ne finalizim.

Futbollistet e kastriotit jane me kerkues ndaj golit dhe shperblehen me nje te tille ne minuten e 28. Roshi kroson ne zonen e beselidhjes dhe tali megjithese i gjendet i mbuluar nga mbrojtesit e beselidhjes, kercen bukur dhe e dergon topin ne rrjete. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e krutaneve qe ne fakt kane marre me teper siguri pas shenimit te golit. 45 minutatat e dyta jane me luftarake per te dy ekipet, por me nje epersi te dukshme te lezhjaneve. Futbollistet e beselidhjes zgjohen dhe perpiqen te ndryshojne rezultatin, por nuk qarkullojne mire ne lojen e tyre perballe portes se kastriotit, e per pasoje mungon edhe goditja finale qe do te rikthente lezhjanet serish tek rezultatin i pritur.

Kalimi i minutave rrit edhe me teper presingun e beselidhjes qe kerkon me cdo kushte te shenoje ne porten e kastriotit, por loja e tyre nuk funksionon pasi vendasit nepermjet faulleve te vazhdueshme ulin ritmin e lojes se lezhjaneve. Sulmuesit lezhjane nuk arrijne te organizojne nje aksion te paster drejt gjysem fushes se kastriotit pa u degjuar vershellima e kryesorit qe akordonte faull, nje taktike loje qe favorizonte ekipin krutan. Goditjet e gjorgjevic dhe marashit priten pa asnje veshtersi nga portieri vendas selmani, ndersa kalimi i minutave ulte ndjeshem mundesite e permbysjes se rezultatit per lezhjanet. Edhe pas 4 minutave shtese, nuk do te ndryshonte asgje ne rezultatin perfundimtar i vendosur qe ne minuten e 28 te takimit. Me kete humbje beselidhja zbret ne vendin e trete duke kembyer vendet me mamurrasin qe ka fituar ne kavaje perballe beses, ndersa grupi vazhdon te kryesohet nga terbuni i pukes qe e zhvillon takimin e tije sot perballe ades se velipojes.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …