Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

BESËLIDHJA, ME SYTË NGA MERKATOJA, SYNON 3 – 4 PËRFORCIME

Ndonëse janë ditët e fundit të vitit, tek Besëlidhja vijon puna për merkaton. Drejtuesit e klubit kanë nisur madje edhe lëvizjet e para duke menduar pikësëpari për largimet nga skuadra. Deri më tani janë larguar tre lojtarë dhe pikërisht portieri shkodran Samet Bajri dhe po ashtu edhe dy prej futbollistëve afrikanë që kanë qenë pjesë e saj. Këta dy të fundit janë larguar sepse nuk kanë realizuar pritshmëritë e stafit teknik ndërsa Bajri e ka ndërperë kontratën për shkak të një dëmtimi.

Kjo ka bërë që presidenti Noka dhe trajneri Plori të nisin menjëherë kontaktet për zëvendësimin e tyre. Siç ka bërë të ditur numri 1 i skuadrës lezhjane, deri më tani është arritur akordi me dy futbollistë serbë dhe po ashtu edhe për një tjetër lojtar që luan në mesfushë dhe ka qenë së fundmi pjesë e Superligës. Ndonëse Plori nuk ka dhënë emër, mësohet se bëhet fjalë për afrikanin Kamara i cili ka luajtur së fundmi me Kukësin por duke mos patur hapësira aktivizimi, ka vendosur të rikthehet sërish në Lezhë. Përveç tyre, do të shikohet mundësia për të gjetur edhe një portier tjetër sepse në skuadër ka mbetur vetëm shkodrani Rexhepi.

Besëlidhja do të tentojë të bëjë më të mirën në merkato për të gjetur lojtarët e duhur sepse ka pretendime deri në fund për të siguruar ngjitjen në Superligë. Ndonëse kjo duket paksa e vështirë ngaqë Kastrioti i vendit të parë është shkëputur disi në renditje por fakti që lezhjanët i kanë marrë 4 pikë krutanëve në dy përballjet direkte me ta, tregon se i kanë mundësitë për të pretenduar vendin e parë. Megjithatë gara në gjysmën e dytë të sezonit do të jetë shumë e vështirë dhe për këtë arsye drejtuesit e Besëlidhjes po tentojnë të bëjnë më të mirën në merkato për të gjetur lojtarët e duhur për forcimin e skuadrës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON LEHTË ME APOLONINË

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore përgjithësisht të lehtë ndaj Apolonisë në …