BESËLIDHJA MUND 3 – 2 POGRADECIN DHE SHKON NË PLAY-OUT

Mes shumë emocionesh dhe drithërimash, Besëlidhja ia ka dalë të shkojë në ndeshjen play-out ndaj Vllaznisë për të shpresuar deri në fund ngjitjen në Superligë. Përballë ekipit të Pogradecit në “Elbasan Arena”, futbollistët lezhjanë kanë fituar 3-2, me një gol të shënuar pikërisht në minutat shtesë të takimit.

Një fitore që ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e kësaj skuadre e cila mbetet ende në lojë me synimet e saj për t’u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm, ndonëse do t’I duhet të luftojë ndaj Vllaznisë për këtë gjë.

Ndaj Pogradecit, ka qenë futbollisti koplikas Rustemaj ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 14-të por në fundin e pjesës së parë ka qenë Alillari që ka barazuar shifrat për Pogradecin. Liqenorët në fakt kanë arritur të shënojnë edhe në fillimin e pjesës së dytë me anë të Topllarit, duke kthyer kështu rezultatin në favorin e tyre.

Lezhjanët megjithatë gjetën forca dhe në minutën e 67-të gjetën forca duke barazuar rezultatin me anë të Moqit. Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, ka ardhur një gabim i mbrojtësve të Pogradecit në kthimin e topit prapa tek portieri I tyre dhe nga kjo ka përfituar Cokiç që ka shënuar golin e tretë dhe të fitores për Besëlidhjen dhe kjo u shoqërua me një festë të madhe në kampin lezhjan.

Tashmë ata e shohin veten në play-out dhe do të kërkojnë të sfidojnë Vllazninë Brenda në “Loro Boriçi” ditën e dielë për të synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas plot 12 vitesh mungesë.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …