Thursday , 22 October 2020

BESELIDHJA NUK FAL NE SHTEPI, FITON 3-1 PERBALLE BURRELIT

Ka bere thjesht detyren duke fituar takimin perballe Burrelit me rezultatin 3 me 1, ndonese ka pesuar gol qe ne minutat e para te ndeshjes. Ne javen e 11 te kategorise se pare, Lezhjanet e Beselidhjes kane treguar forcen tyre perballe nje rivali qe e ka vene jo pak ne veshtersi. Vendasit do ta shihnin veten ne disavantazh qe ne minuten e 6, pasi Ajazi ka perfituar nga nje vendosje jo e mire e mbrojtjes lezhjane dhe shenon.

Pesimi i golit ve ne trysni Beselidhjen, por qe nis menjehere kundersulmet e saj. Nga nje aksion i tille do te vinte edhe goli i barazimit ne minuten e 44 me protagoniste Xhorxhevic. Barazi krijon qetesi per lezhjanet ne perfundim te pjeses se pare, ndersa do te nisnin serish aksionet e tyre me te njejten dinamike. Ne minuten e 57, aksioni sulmuesve lezhjane do te ndalohej vetem nga nje nderhyrje e parregullt e portierit mik dhe kryesori akordon 11 metersh qe shnderrohet ne gol nga Xhorxhevic. Ne stadiumin Beselidhja ka epersi te lezhjaneve, por takimi vijon.

Coroditja e matjaneve te Burrelit do te sillte edhe golin e trete ne minuten e 73. Ndonese i vetem ne sulm Ajazi harrohet nga mbrojtja mike dhe me qetesi godet me koke duke shenuar.Pas humbjes ne Peshkopi, Beselidhja vijon te renditet e dyta me 25 pike vetem 1 pike me pak se Kastrioti kryesues.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRITJE TË STARTIT, POR SHQETËSON COVID-19

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për futbollin shqiptar. Mes klubeve dhe Qeverisë pritet …